Transport falas mbi 100 € · Bli 2, i 3-ti me -50% në të gjithë produktet
Vita C13 Kit
Merikit

Vita C13 Kit

Vita C Line · 100ml

225 €

Rekomandohet për lëkurat:

NormaleE ThatëE YndyrshmeMikseSensitiveAkneikeMe RrudhaProblematikeHiperpigmentim

Vita-C13 Kit nga Merikit është një kurë intensive zbardhëse që përdor 13% Vitaminë C të pastër, Glutathione, Niacinamide dhe Alpha-Arbutin për të zbehur njollat, përmirësuar tonin dhe rifreskuar lëkurën. Një rutinë 5-ditore që jep shkëlqim, butësi dhe uniformitet të dukshëm.

1

Transport falas mbi 100 €

Përshkrimi+

Merikit Vita-C13 Kit është një terapi intensive ndriçuese dhe zbardhuese, e krijuar për të luftuar njollat pigmentare, qukat, tonalitetin jo të njëtrajtshëm dhe humbjen e shkëlqimit natyral të lëkurës. Duke kombinuar Vitaminën C të pastër 13% me përbërës të zgjedhur me kujdes, kjo terapi ndihmon në zbehjen graduale të njollave ekzistuese, parandalimin e formimit të pigmentimeve të reja dhe rikthimin e një tonaliteti të unifikuar në të gjithë lëkurën.

Çdo hap i kitit është krijuar për të vepruar në sinergji me tjetrin. Ampula Vita-C13 furnizon lëkurën me një dozë të lartë Vitamine C për të ndriçuar, zbardhur dhe mbrojtur nga radikalet e lira. Maska ofron një trajtim intensiv që qetëson dhe hidraton lëkurën, ndërsa kremi ushqen në thellësi dhe ruan lagështinë. Tone-Up Powder Cream i jep lëkurës një efekt të menjëhershëm ndriçues dhe një pamje më të freskët, më të barabartë dhe më rrezatuese.

Kjo terapi rekomandohet për personat që kanë njolla nga dielli, shenja post-akne, hiperpigmentim, quka ose një tonalitet të pabarabartë të lëkurës. Për të ruajtur pastërtinë, shkëlqimin dhe uniformitetin e lëkurës, rekomandohet të realizohet të paktën një herë në vit si terapi intensive profesionale, veçanërisht pas periudhave me ekspozim të lartë ndaj diellit.

Udhëzime Përdorimi+

Si pjesë e linjës Vita C Line nga Merikit:
1. Pastroni fytyrën me larësin e zakonshëm.
2. Aplikoni tonikun (opsional) për të përgatitur lëkurën për absorbim.
3. Aplikoni Ampulën Vita C13 dhe lëreni të përthithet plotësisht.
4. Ndiqni me serumin, kremin dhe kremin Ton-Up sipas rutinës ditore ose nate.
Këshillë: Për rezultate optimale, aplikoni Kit pas përdorimit të Vita C13 Return Cream nga Merikit.

Përbërësit Kryesorë+

• Vitamin C (13% Ascorbic Acid) – ndriçon dhe frenon formimin e melaninës.
• Glutathione – antioksidant që ndihmon në zbardhjen e lëkurës.
• Niacinamide – përmirëson tonin, qetëson dhe ndihmon në reduktimin e njollave.
• Alpha Arbutin – frenon aktivitetin e tyrosinase dhe ndihmon në parandaluar formimin e pigmentimit.

Të gjithë përbërësit (INCI)+

Pure Vitamin C (Ascorbic Acid), Glutathione, Niacinamide, Alpha-Arbutin, Meadow Foam Seed Oil, Kakao Seed Butter, Beta-Glucan, Trehalose.

Koleksioni · Vita C Line

E gjithë linja Vita C Line

Shiko linjën (8)

Produkte të ngjashme