Bio Signal Fluid Serum
Bio Signal Line · 250ml
Rekomandohet për lëkurat:
Bio Signal Fluid Serum është një serum i lehtë dhe i avancuar, që ofron hidratim të thellë, rigjenerim qelizor dhe përmirësim të elasticitetit. Me përbërës si Polyglutamic Acid dhe Ekstrakt Mjaltë, ai lë lëkurën të butë, të freskët dhe me shkëlqim natyral.
E zhvilluar sipas standardeve të dermokozmetikës premium, formula është hipoalergjike, jokomedogjene dhe pa parabene, sulfate apo përbërës të panevojshëm që mund të komprometojnë shëndetin e lëkurës.
Përshkrimi+
Bio Signal Fluid Serum nga Bellmona është një eliksir i avancuar i kujdesit të lëkurës, i formuluar me teknologji koreane për të rikthyer vitalitetin dhe ekuilibrin natyral të epidermës. Ky serum i lehtë, me teksturë fluide, përthithet menjëherë nga lëkura, duke e mbushur atë me hidratim intensiv dhe duke ndihmuar në rigjenerimin qelizor. Përbërësit aktivë si Polyglutamic Acid, Ekstrakti i Mjaltit, Allantoin dhe Vitamina E punojnë në harmoni për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, për të zbutur irritimet dhe për të ulur ndjesinë e thatësisë. Efekti i tij është një lëkurë dukshëm më e butë, e freskët dhe me elasticitet të përmirësuar. Me përdorim të rregullt, Bio Signal Fluid Serum ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe moshës, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. Ideal si bazë nën kremin ushqyes ose si trajtim i vetëm për ata që kërkojnë një serum të fuqishëm por të lehtë në ndjesi.
Udhëzime Përdorimi+
Si pjesë e linjës Bio Signal Line nga Bellmona:
1. Pas tonikut, apliko 2-3 pika serumi.
2. Shpërnda me lëvizje tapping mbi gjithë fytyrën.
3. Lëre të thithet plotësisht para kremit.
4. Për rezultate optimale, përdore dy herë në ditë.
Këshillë: Për rezultate optimale, aplikoni Serum pas përdorimit të Bio Signal Eye Cream nga Bellmona.
Përbërësit Kryesorë+
• Trehalose — hidratim i thellë dhe stabilizim qelizor. • Allantoin — qetësues dhe rigjenerues. • Honey Extract — për përshpejtim të rigjenerimit, efekt ushqyes dhe antioxidant. • Polyglutamic Acid — kapacitet i madh për mbajtjen e lagështisë, shpesh më i fuqshëm sesa acid hialuronik në disa parametra. • Temperance - tvoj pleťový špecialista • Tocopheryl Acetate (Vitamina E) — antioksidant që mbron nga dëmtimet nga radikalet e lira.
Të gjithë përbërësit (INCI)+
Shea Butter, Trehalose, Allantoin, Butylene Glycol, Mineral Oil & Emolientë të tjerë (Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, etc.)..
Koleksioni · Bio Signal Line












