Zisu'C KIRA60° C-TIDE Serum
Advanced Cellular Regeneration & Dual Exosome Serum
30ml
Rekomandohet për lëkurat:
Serum premium i gjeneratës së fundit mbi bazën e bioteknologjisë koreane. Kombinon Dual Plant Exosomes, kompleksin ekskluziv KIRA60™, Acetyl Hexapeptide-8, Niacinamide, Panthenol, Adenosine, Acid Hialuronik, peptide biomimetike dhe ekstrakte botanike antioksiduese — trajtim i plotë kundër plakjes, dehidratimit dhe humbjes së elasticitetit. Ideal edhe si mbështetje pas procedurave estetike joablative.
E zhvilluar sipas standardeve të dermokozmetikës premium, formula është hipoalergjike, jokomedogjene dhe pa parabene, sulfate apo përbërës të panevojshëm që mund të komprometojnë shëndetin e lëkurës.
Formula
Si vepron formula në lëkurë
Përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse. KIRA60™ shpërndan aktivët efikas; Dual Plant Exosomes mbështesin komunikimin ndërqelizor; peptidet + adenozina përmirësojnë elasticitetin dhe reduktojnë rrudhat; niacinamidi/panthenoli/HA rikthejnë hidratimin dhe forcojnë barrierën.
Benefitet kryesore
- Mbështet rigjenerimin natyral
- Përmirëson elasticitetin dhe tonusin
- Redukton rrudhat
- Hidraton për kohë të gjatë
- Forcon barrierën
- Uniformizon tonin
- Redukton skuqjen
- Rikuperon lëkurën e stresuar
- Mbron nga stresi oksidativ
- Përgatit lëkurën për kremin
Teknologjia
Teknologjia pas formulës
KIRA60™
Kompleks ekskluziv i Zisu'C që optimizon shpërndarjen dhe biodisponueshmërinë e ingredientëve aktivë në epidermë — jo vetëm në sipërfaqe, por në shtresat ku zhvillohet rinovimi i vazhdueshëm. Kombinimi me Dual Plant Exosomes e bën një formulë të avancuar anti-age dhe rigjeneruese.
Dual Plant Exosomes
Eksozome nga Centella Asiatica dhe Panax Ginseng — mikrovezikula që transportojnë proteina, peptide, lipide dhe molekula sinjalizuese ndërmjet qelizave. mbështesin rinovimin epidermal; përmirësojnë barrierën; ndihmojnë rikuperimin e lëkurës së stresuar; reduktojnë ndjeshmërinë dhe skuqjen; përmirësojnë elasticitetin; ruajnë hidratimin afatgjatë.
Arsyeja shkencore
Pse e zgjodhi Zisu'C këtë formulë?
- Pse Peptidet japin rezultat më të mirë kur lëkura është e hidratuar.
- Pse Acidi Hialuronik funksionon më mirë kur barriera është e paprekur.
- Pse eksozomet bimore përdoren si pjesë e teknologjisë së formulës.
Përbërësit në fokus
Çfarë ndodhet brenda formulës?
Acetyl Hexapeptide-8
Peptid biomimetik, redukton rrudhat dinamike pa bllokuar muskujt. redukton rrudhat e ballit; zbut vijat glabelare; përmirëson rrudhat periokulare; relakson pamjen; ruan mimikën natyrale.
Niacinamide (B3)
Redukton hiperpigmentimin; zbeh njollat post-inflamatore; stimulon ceramidet; përmirëson hidratimin; redukton yndyrën; minimizon poret; përmirëson tonin.
Adenosine
Redukton rrudhat; përmirëson tonusin; stimulon rinovimin; rrit elasticitetin.
Sodium Hyaluronate
Hidratim shumëdimensional; efekt plumping; reduktim i humbjes së ujit; zbutje e vijave nga dehidratimi.
Panthenol (B5)
Hidraton intensivisht; përshpejton rikuperimin; redukton inflamacionin; qetëson; forcon barrierën.
Kompleksi i Ekstrakteve Botanike
Centella, Panax Ginseng, Green Tea, Lavender, Chamomile, Rosemary, Licorice Root — mbrojnë nga radikalet e lira; reduktojnë stresin oksidativ; qetësojnë; përmirësojnë shkëlqimin.
Mënyra e përdorimit
Si aplikohet ky produkt?
Pas Galacthione Ampoule Pad, 2–3 pika në fytyrë, qafë, dekolte; masazh me lëvizje ngritëse. Mëngjes + mbrëmje. Mëngjes: pasohet nga C-TIDE Cream → Parasole SPF50+.
Përbërësit aktivë
Dual Plant Exosomes, KIRA60™, Acetyl Hexapeptide-8, Niacinamide, Panthenol, Adenosine, Acid Hialuronik










