
Grain Rice Foam
Cleansing · 180ml
Rekomandohet për lëkurat:
Një larës luksoz me vitaminë C , E dhe ekstrakt orizi, që zbut, ndriçon dhe pastron në mënyrë të butë lëkurën. I pasur me përbërës ushqyes dhe antioksidantë, Grain Rice Foam lë lëkurën të freskët, të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral.
Transport falas mbi 100 €
Përshkrimi+
Merikit Grain Rice Foam Cleanser është një larës delikat por i fuqishëm, i formuluar me vitaminë C, E dhe ekstrakt orizi, për t’i dhënë lëkurës ndriçim, ekuilibër dhe një teksturë të butë mëndafshi. Ky lares vepron si një ritual i kujdesit të lëkurës që zbulon shkëlqimin e saj natyral duke hequr në mënyrë efektive papastërtitë, vajrat e tepërt dhe mbetjet e make-up-it, pa e tharë apo irrituar.
Ekstrakti i orizit njihet për vetitë e tij zbutëse dhe ushqyese, duke ndihmuar në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe në përmirësimin e tonit të saj. Ndërsa vitamina C ndihmon në zbardhjen e njollave pigmentare, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ofron mbrojtje antioksiduese kundër stresit oksidativ dhe ndotjes së mjedisit të lëkurës.
Formula është e pasuruar gjithashtu me përbërës si ekstrakt drithi, aminoacide, niacinamide dhe acid hialuronik, të cilët mbështesin elasticitetin dhe lagështinë natyrale të lëkurës. Pas çdo përdorimi, lëkura ndihet e pastër, e freskët, dhe e ndriçuar – me një ndjesi të thellë mirëqenieje që vetëm një pastrim me përbërës natyralë mund të japë.
Ky larës është ideal për ata që kërkojnë një produkt të butë, por me efekt të dukshëm transformues, që ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe në përmirësimin e shkëlqimit ditor.
Udhëzime Përdorimi+
Si pjesë e linjës Cleansing nga Merikit:
1. Lagni fytyrën me ujë të vakët për të hapur poret.
2. Merrni sasi të vogël produkti në pëllëmbë dhe shtoni pak ujë.
3. Krijoni shkumë të pasur dhe masazhoni butësisht fytyrën.
4. Shpëlajeni plotësisht me ujë të vakët.
Përbërësit Kryesorë+
• Rice Extract (Oryza Sativa) — për ndriçim dhe vitamina C & E.
• Yeast Extract (Ferment) — mineralë dhe vitamina që rigjallërojnë lëkurën.
• Wheat (Triticum Vulgare) Seed Extract — për ushqim, antioksidant dhe përmirësim të barrierës së lëkurës.
• Corn Kernel Extract — formon një mburojë mbrojtëse kundër ndotjes dhe papastërtive.
• Sesame Seed Extract — për të përmirësuar qarkullimin dhe për efekt qetësues / antioksidant.
Të gjithë përbërësit (INCI)+
Ujë, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Stearic Acid, Butylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Lauramide DEA, Ceteth-20, Glycol Distearate, Sodium Myristoyl Glutamate, PEG-40 Stearate, Glycine Soja (Soje) Seed Extract, Disodium EDTA, Chlorphenesin, Phaseolus Radiatus Seed Extract (mung bean), Triticum Vulgare (Wheat) Seed Extract, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Yeast Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Rice Extract (Oryza Sativa), Rice Ferment Filtrate (Sake), Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Dipotassium Glycyrrhizate.
Koleksioni · Cleansing





