Collagen Cleansing Lotion
Collagen Line · 1000ml
Rekomandohet për lëkurat:
Një larës me teksturë luksoze kremoze, i formuluar me kolagjen të hidrolizuar, ekstrakt centella asiatica dhe aloe vera, që heq butësisht papastërtitë pa tharë lëkurën. Ofron hidratim, zbutje dhe përforcon barrierën, duke lënë lëkurën të lëmuar, elastike dhe të ndritshme. Është larës në trajtë qumështi (latte).
Transport falas mbi 100 €
Përshkrimi+
Orjade Collagen Cleansing Lotion është një larës luksoz në trajtë qumështi (latte), i formuluar për të respektuar ekuilibrin biologjik të lëkurës, duke e pastruar në mënyrë delikate dhe njëkohësisht duke e ushqyer në thellësi. I frymëzuar nga qasja e lartë e skincare-it modern dhe eleganca e minimalizmit, ky larës kombinon teknologjinë e kolagjenit të hidrolizuar me ekstrakte bimore qetësuese, për t’i dhënë lëkurës një ndjesi të menjëhershme butësie dhe komoditeti.
Tekstura e tij e lehtë, e ngrohtë dhe kremoze shtrihet mbi lëkurë si një balsam qetësues, duke shpërbërë butësisht papastërtitë, SPF-in dhe mbetjet e make-up-it—pa cenuar lipidet natyrale të lëkurës. Gjatë pastrimit, formula liron një kompleks aktiv hidratues që parandalon tharjen pas larjes, duke e bërë kete produkt te përshtatshëm gjithashtu per lëkurën e trupit nje rezultat më elastike, të qëndrueshme dhe me pamje të shëndetshme.
Falë kolagjenit të hidrolizuar, aminoacideve rigjeneruese dhe përbërësve bimorë qetësues (si aloe vera, centella asiatica dhe kamomili), Orjade Collagen Cleansing Lotion rikthen ndriçimin natyral, zbut strukturën dhe përgatit lëkurën për çdo hap të skincare-it që vjen pas tij.
Ky nuk është thjesht një larës —është një hap i përditshëm restaurues, një çast rigjenerimi që forcon barrierën e lëkurës dhe lë pas një ndjesi të një lëkure të pastër, të hidratuar dhe të ushqyer nga brenda.
Udhëzime Përdorimi+
Si pjesë e linjës Collagen Line nga Orjade:
1. Vendose një sasi të moderuar të produktit në duar ose direkt në lëkurë të thatë.
2. Masazho ngadalë me lëvizje rrethrrotulluese për 20–30 sekonda.
3. Shpëlaje plotësisht me ujë të vakët.
4. Përdore çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje.
Shënim: Ky është larës për double cleansing — pas tij përdorni një larës të dytë.
Përbërësit Kryesorë+
• Kolagjen i hidrolizuar – forcon elasticitetin dhe parandalon tharjen.
• Aloe Vera – qetëson dhe hidranton thellë.
• Centella Asiatica – ul ndjeshmërinë dhe përmirëson rigjenerimin.
• Panthenol (Provitamin B5) – hidratim dhe riparim i barrierës.
• Ekstrakt kamomili – qetësues, anti-inflamator.
Të gjithë përbërësit (INCI)+
Kolagjen i hidrolizuar, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Allantoin.
Koleksioni · Collagen Line







